Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliu kalon pengesën e parë në Mastersin e xhudos

Laura Fazliu ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem.

Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, mposhti me uazari, pas kohës shtesë francezen Manon Dekter, medalisten e bronztë të Botërorit të këtij viti.

Në rundin e dytë Fazliu do të përballet me sllovenen Andreja Leski, nënkampionen e botës të vitit 2021.

Të martën Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova doli e pesta në kategorinë deri 57 kg.

Artikuj të ngjashëm