Olympique Marseille edhe zyrtarisht ka siguruar shërbimet e portierit Pau Lopez.
Ekipi nga Franca të enjten e ka zyrtarizuar Lopezin, të cilin e ka huazuar për një vit nga Roma, me opsionin e blerjes.
Huazimi i Lopezit do t’i bëhet blerje e detyruar Marseillet për 12 milionë euro, nëse portieri regjistron të paktën 20 paraqitje në ndeshje zyrtare.
Lopez iu pati bashkuar Romës në vitin 2019 nga Real Betisi për 23.5 milionë euro, por nuk ka arritur të dëshmohet tek ekipi italian.
Lopez është zëvendësuar te Roma nga portugezi Rui Patricio, i cili tashmë i është bashkuar ekipit italian nga Wolverhamptoni.