Klubi i volejbollit Skenderaj e kishte prezantuar me bujë transferimin e lojtares nga Brazili, Clarisse Peixoto. Por Peixoto ka qëndruar pak kohë te klubi që ende nuk luan në palestër të denjë.
Për Peixoton, Skënderaj kishte vlerësuar se është transferimi më i mirë në histori të volejbollit kosovar.
Këtë lojtare e kishte prezantuar më 4 shkurt, ndërsa të enjten njoftoi për largimin e saj.
“Ditë më parë përforcimi i vetëm i ekipit tonë, lojtarja nga Brazili, u largua, duke u arsyetuar me situatën në Ukrainë dhe në tërësi në Evropës. Ajo tha se nuk ndihej e sigurt në Kosovë”, ka njoftuar KV Skenderaj.
Artikuj të ngjashëm