Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari ndëshkohet me karton të kuq për shkak të emrit

Një lojtar në një ligë të rangut më të ulët në Angli, është ndëshkuar me karton të kuq pasi gjyqtari ia ngatërroi mbiemrin “Watt” me pyetjen “What?” .

Gjyqtari Dean Hulme e pyeti Sanchez Wattin, i cili luan për Hemel Hempstead Town, se si e kishte emrin pasi po ndëshkohej me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje.

Lojtari 27-vjeçar i është përgjigjur: “Watt”, por gjyqtari ka besuar se po thoshte “What?” [në gjuhën shqipe: çka] dhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë për sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarit.

Gjyqtari e ka marrë vesh për gabimin që ka bërë dhe ka kërkuar falje ndërsa Watt nuk është larguar nga fusha në fitoren 2 me 0.

Watt si 18-vjeçar luajti edhe për Arsenalin.

Artikuj të ngjashëm