Futbollisti i Vllaznisë së Pozheranit, Alban Rexhepi, ka pësuar arrest kardiak të dielën gjatë ndeshjes me Flamurtarin. Ndeshja i takoi Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Për shqetësimet shëndetësore të Rexhepit ka njoftuar klubi nga Pozherani përmes një postimi në “facebook”.
Rexhepi shënoi golin e dytë në fitoren 3:2 ndaj Flamurtarit.
“Sot në ndeshjen me Flamurtarin, sulmuesi i krahut i klubit tonë, Alban Rexhepi kishte një shqetësim me shëndet, gjatë pjesës së dytë. Pas vizitës në QKUK u konstatua se kishte një arrest kardiak. Mjekët në qendrën klinike universitare intervenuan dhe vendosën një stendë. Albani tash është në gjendje stabile dhe ka filluar ta marr veten”, ka njoftuar Vllaznia.