Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari i Premier Leagues rezulton pozitiv me koronavirus

Futbollisti i Crystal Palacet, Jordan Ayew, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, njofton “Daily Mail”.

Trajneri i Crystal Palacet, Roy Hodgson, ka konfirmuar testin pozitiv të Ayewit. Ai kishte rezultuar pozitiv të premten, ndërsa ishte kthyer pas angazhimit me Ganën. Ayew mungoi në barazimin 1:1 të Crystal Palacet me Brightonin sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai duhet të vetizolohet për dhjetë ditë.

“Ne duhet të ndjekim rregulloret e Qeverisë dhe Premier Leagues. Ai ishte me Ganën dhe ne nuk ishim shumë të kënaqur të pranonim këtë. Si disa lojtarë tjerë ganezë, besoj se kur ata janë kthyer te klubet kanë rezultuar pozitivë”, ka thënë Hodgson.