Një ish-futbollist profesionist i cili ishte i burgosur për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve në vitin 2015, ka thënë për Televizionin Shtetëror të Somalisë, SNTV, se kriza financiare në futboll e shkaktuar nga koronavirusi, mund t’i shtyjë lojtarët të bëjnë kurdisje të lojërave e marrje ryshfeti.
Ish-mbrojtësi i Crystal Palaceit, Moses Swaibu, u burgos për 16 muaj së bashku me ish-lojtarin tjetër të Premier Leagues, Delroy Facey, për marrje parash për kurdisjet e ndeshjeve.
Ai i ka vizituar akademitë e skuadrave të elitës së futbollit anglez dhe ka folur për rreziqet e korrupsionit nga organizatat kriminale që organizojnë kurdisjet e ndeshjeve.
“Kishte nisur në vitin 2013 besoj, dhe në atë edicion, Delroy Facey më kërkoi që të shkoja në dhomën e tij në hotel dhe më prezantoi me këta njerëz që kurdisin ndeshje të cilët na kërkonin ta lëshonim lojën. Ata dhuruan rreth 6 mijë euro por ne të gjithë thamë jo, nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. Kjo nuk u raportua asnjëherë. Vite më vonë unë u kapa në një komplot për kurdisjet e ndeshjeve. Pata dy gjykime penale”, ka thënë Swaibu.
“Shumë njerëz ndoshta nuk e kanë ditur se nëpër çfarë situate po kaloja. Nuk paguhesha, kisha marrëdhënie të këqija me trajnerë, shëtitja nëpër shtet duke mos e ditur se kur do të paguhesha. Nuk e dija madje si do t’i paguaja faturat. Në momentin kur unë u dënova, 100% e dija se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo. Megjithatë, ajo ishte arsyeja e dënimit dhe kam shkuar në burg për të”, përfundoi ai.
Ai shtoi se në kohën kur ka qenë në burg e ka menduar vetëm daljen jashtë dhe bërjen e gjërave krejtësisht të kundërta, e jo kurdisjen e ndeshjeve.
-
Futbollisti kosovar suspendohet për pesë vjet për kurdisje të ndeshjeve
-
Në futboll ende pa të arrestuar për kurdisje, por hetime ka
-
Raporti i Interpolit përmend dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar
-
Ministria e Sportit konfirmon hetimet për dyshimet për kurdisje në Superligë
-
Arrestimet për kurdisje në Francë që tronditën futbollin kosovar