Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët më të mirë që kurrë nuk e fituan “Topin e Artë”

 Futbollistët si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë të padiskutueshëm me “rrëmbimin” e çmimit si lojtari më i mirë në futboll gjatë karrierës së tyre të shkëlqyeshme.

Por, kur Sergio Aguero ka bërë të ditur se dëshironte të qëndronte te Manchester City dhe ta fitojë “Topin e Artë”, “The Sun” solli një shkrim për lojtarët të cilët asnjëherë nuk arritën ta fitojnë trofeun e çmuar.

Disa prej tyre mund t’i njihni, disa mund të jenë befasi, ndërsa për të tjerët mund të diskutoni gjatë se u është bërë e padrejtë.

Thierry Henry

Mes viteve 2001-06, ish-sulmuesi i Arsenalit ishte në kulmin e fuqisë së tij. Jo vetëm që ishte golashënuesi më i mirë i Premier Leagues në katër prej pesë edicioneve, ai shënoi 29 gola në 52 ndeshje të Ligës së Kampionëve në atë kohë – një garë në të cilën vlera e një lojtari matet në skenën botërore.

Edhe Njëmbëdhjetëshi i lojtarëve fantastikë që asnjëherë nuk e fituan “Topin e Artë” Sport Njëmbëdhjetëshi i lojtarëve fantastikë që asnjëherë nuk e fituan “Topin e Artë”

Por, për disa arsye, pavarësisht paraqitjeve të jashtëzakonshme, përfshirë edhe shkatërrimin që ia bëri Interit në “San Siro”, më e mira që e arriti ai ishte vendi i dytë në garën për “Ballon d’Or”. Në vitin 2003, ai përfundoi prapa Pavel Nedvedit.

Paolo Maldini

Është quajtur si mbrojtësi më i mirë që ka luajtur ndonjëherë. Ka qenë në gjendje të luajë në qendër të mbrojtjes, por edhe në krahun e majtë, aty ku e ka nisur karrierën. Ikona e Milanit ka fituar 25 trofe, përfshirë shtatë tituj të Serisë A dhe pesë Liga të Kampionëve.

Por, i gjithë shkëlqimi i tij në fushë, shpeshherë ka rënë nën hijen e bashkëlojtarëve si Andriy Shevchenko, Kaka, George Weah, Marco Van Basten dhe Ruud Gullit, të cilët ishin kurorëzuar më parë me këtë çmim.

Suksesi më i madh që e ka arritur është vendi i tretë dy herë, në vitin 1994 dhe 2003.

Mst: Xavi

Rrahja e zemrës së Barcelonës në stilin ‘tiki-taka’, mesfushori spanjoll luajti 767 herë për ekipin nga Katalonja.

Në atë kohë, ai mori shumë çmime – dhe ishte i përfshirë në ekipin më të mirë të vitit nga UEFA pesë herë rresht ndërmjet viteve 2008-12.

Por, “Topi i Artë” iu shmang atij, edhe kur ai e ndihmoi Spanjën në vitin 2010 në triumfin e Kupës së Botës, duke regjistruar përqindje të lartë me 91% të pasimeve të sakta në atë garë. Xavi përfundoi i treti, tri vjet rresht, ndërmjet viteve 2009-11.

Ferenc Puskas

Nuk ka çështje teknike këtu, Puskas – i cili shënoi 84 gola në 85 ndeshje për Hungarinë dhe 622 gola në karrierën e tij – dështoi ta fitojë çmimin “Ballon d’Or” – pavarësisht madhështisë që ai e kishte në kuptimin si futbollist.

Legjenda e Real Madridit i fitoi pesë tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve tri herë.

Edhe “Topi i Artë” për Kanen, lojtarin që jo të gjithë e vlerësuan Futboll “Topi i Artë” për Kanen, lojtarin që jo të gjithë e vlerësuan

Sidoqoftë, ai u desh ta shikonte bashkëlojtarin e tij Alfredo Di Stefano tek e ngriti lart çmimin të cilin e ka fituar dy herë.

Puskas ishte i dyti në vitin 1960, por ai mund të mendohet të jetë lojtari më i mirë që nuk e ka fituar çmimin.

Kenny Dalglish

Sulmuesi skocez ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë që vjen nga këto treva.

Ai u ble nga Celtic në vitin 1977 për ta zëvendësuar Kevin Keegan, i cili një vit më vonë e fitoi “Topin e Artë” në Hamburg.

“Mbreti Kenny” bëri hapa të mëdhenj që nga fillimi, duke shënuar 31 gola në sezonin e parë dhe 25 të tjerë në vitin pasues. Paraqitja e tij brilante e udhëhoqi Liverpoolin drejt fitimit të tri Kupave Evropiane në vitet 1978, 1981 dhe 1984. Në vitin 1983, gara e “Topit të Artë” i takoi Michel Platinis, ndërsa Dalglish doli i dyti.

Andres Iniesta

Futbollisti më i stolisur në historinë e futbollit spanjoll me 35 trofe, përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.

Iniesta ishte njëri prej lojtarëve kyçë në ‘tripletat’ historike të Barcelonës në edicionet e vitit 2009 dhe 2015.

Iniesta po ashtu e shënoi golin e fitores kundër Holandës në vitin 2010 në finalen e Kampionatit Botëror.

Pavarësisht të arriturave tejet të mëdha, Iniesta më së shumti në garën për “Topin e Artë” arriti në vendin e dytë në vitin 2010, në vendin e katërt në vitin 2011 dhe të tretin në vitin 2012. Të paktën, ai pati vazhdueshmëri të paraqitjeve të mira.

Bobby Moore

Edhe Ronaldo, lojtari me më së shumti nominime në historinë e Topit të Artë Futboll Ronaldo, lojtari me më së shumti nominime në historinë e Topit të Artë

Bobby Moore bëri punë të madhe duke e mbuluar Eusebion, dhe e ndali fituesin e “Topit të Artë” të vitit 1965 në vetëm një gol të shënuar nga pika e bardhë në gjysmëfinalen e vitit 1966.

Në vend të tij, ishte Bobby Charlton i cili u emërua si lojtari më i mirë pasi Anglia u kurorëzua si më e mira e Botës në atë vit.