Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Young Boysit pajtohen për ulje page

Lojtarët, stafi i trajnerëve dhe menaxhmenti i klubit kampion të Zvicrës në futboll Young Boys Bern, janë pajtuar për një ulje të përkohshme të pagës për të ndihmuar klubin në situatën e vështirë financiare të shkaktuar nga koronavirusit e po ashtu që të sigurohet pagesa e stafit përkrahës.

“Ëshë e natryshme për skuadrën që të tregojë solidaritet me klubin dhe punëtorët në këtë kohë të vështirë”, ka thënë kapiteni Fabiasn Lustenberger për faqen zyrtare të klubit. “Ne po ashtu duam të tregojmë se mund të kalojmë këtë situatë vetëm së bashku”.

Klubi nuk ka dhënë detaje se për sa do të ulet paga.

Qeveria ka autorizuar ligën që të rifillojë më 8 qershor, mirëpo Liga e Futbollit të Zvicrës ka thënë se do të presë deri më 29 maj për të marrë vendim.

Artikuj të ngjashëm