Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Premier Leagues po e refuzojnë uljen e pagës

Foto: Reuters

Lojtarët e Premier Leagues janë duke refuzuar uljen e pagës për të ndihmuar klubet e tyre që po hasin vështirësi financiare pas pezullimit të kampionatit, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.

Kevin de Bruyne i Manchester Cityt, kapiteni i Watfordit, Troy Deeney dhe ai i West Ham Unitedit, Mark Noble kanë qenë në mesin e lojtarëve që kanë kundërshtuar uljen e pagës gjatë një video-konference me krerët e klubeve dhe të ligës, ku u bisedua për këtë çështje, duke thelluar edhe më tej ndarjet në futbollin anglez.

Krerët e Premier Leagues dhe shefat-ekzekutiv menduan se lojtarët janë të gatshëm për të pranuar uljen e pagës për 30 për qind për të ndihmuar klubet.

Por, ata morën mesazhin e kundërt.

“Më para i japim paratë tona te Shërbimi Nacional i Shëndetësisë (NHS), sesa të ndihmojmë pronarët tanë të pasur”.

Dhe Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka përkrahur këtë qëndrim, me një deklaratë të fortë që i është kundërpërgjigjur kritikave që kanë marrë lojtarët nga politikanët.

PFA ka thënë se zvogëlimet e pagës në fakt do të dëmtojnë shërbimet publike që po luftojnë pandeminë.

“Propozimi për ulje page prej 30 për qind gjatë periudhës 12 mujore është barabartë me 500 milionë funte në zvogëlime të rrogave dhe një humbje prej 200 milionë funte në kontribute tatimore për qeverinë. Çfarë ndikimi ka kjo humbje e të hyrave të qeverisë për NHS-në? A është marrë parasysh kjo në propozimin e Premier Leagues dhe a ka menduar sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, këtë faktor kur u ka kërkuar lojtarëve ulje të pagës?” – është thënë në komunikatë të PFA-së.

Edhe Rooney kritikon festimet e parakohshme të “Tre Luanëve” Botërori 2026 2 j. më parë Rooney kritikon festimet e parakohshme të “Tre Luanëve”

Më tepër se 60 persona besohet se kanë marrë pjesë në takimin e të shtunës.

U tha se në skenarin më të rëndë do të ketë humbje deri në 1 miliard funte nga të hyrat nga të drejtat televizive, të ndeshjeve dhe nga sponsorizimet.

Mësohet se një nga lojtarët tha: “Gjitha klubet janë në pronë të njerëzve të pasur. Pse duhet të bëjmë diçka për ta?”

Një lojtar tjetër i ka thënë SunSportit: “Lojtarët duan të ndihmojnë dhe shumë prej tyre po bëjnë gjëra privatisht për të ndihmuar. Ata e kuptojnë situatën e rëndë, por duan të sigurohen që po ndihmojnë njerëzit e duhur”.

Lojtarët duan të sigurohen që çdo zvogëlim i pagës do të garantonte që stafi në klube të marrë pagën e plotë, të përkrahen me këtë klubet e rangjeve më të ulëta dhe të financohet NHS-ja.

Edhe Gordoni afër zyrtarizimit te Barcelona, jepen detaje të reja Futboll 1 muaj më parë Gordoni afër zyrtarizimit te Barcelona, jepen detaje të reja

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney ka thënë se presioni që po ushtrohet te futbollistët elitarë për të pranuar ulje të pagës është turp i madh.

“Ka qenë turp kjo që ka ndodhur në ditët e fundit. Së pari sekretari i përgjithshëm tha se lojtarët e Premier Leagues duhet të pranojnë uljen e pagës. A ishte i dëshpëruar për të zhvendosur vëmendjen për mënyrën se si qeveria e tij po merret me këtë pandemi? Duket sikur po duan të turpërojnë lojtarët, për t’i shtyrë në një kënd ku duhet të marrin faturën për humbjen e të hyrave. Çfarëdo mënyre që të shikoni ne jemi shënjestër e lehtë”, ka shkruar Rooney, që luan për Derby Countyn e Kategorisë së Dytë të Anglisë, për “Sunday Times”.