Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Premier Leagues diskutojnë për ulje të pagave dhe për kontributin për bamirësi

Kapitenët e klubeve të Premier Leagues kanë diskutuar lidhur me kontributin e tyre për bamirësi, pas përhapjes së koronavirusit.

Është bërë presion i madh te lojtarët e klubeve të elitës angleze për zvogëlim të pagave. Ndër të tjera këtë thirrje e ka bërë edhe sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock.

Lojtari i krahut i Crystal Palace, Andros Townsend ka thënë se lojtarët janë “shënjestër e lehtë”. Por kapitenët kanë diskutuar lidhur me shtyrjen apo zvogëlimin e pagave si dhe për kontributin për bamirësi.

Lojtarët e Premier Leagues pritet të japin kontributin e tyre përmes Shërbimit Nacional të Shëndetësisë (NHS).

Lojtarë të njohur si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e të tjerë kanë ndarë shuma të mëdha në përkrahje të organizatave bamirëse.