Barcelona bëhet klubi i radhës që merr masa pas përhapjes së koronavirusit. Sipas The Sun, Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij do të futen në karantinë.
Kjo është bërë e ditur vetëm një ditë pasi lojtarët e Real Madridit po ashtu janë izoluar, pasi një basketbollist i Realit ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.
Kampionati spanjoll në futboll është suspenduar në tentim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Barcelona ka konfirmuar se do të anulohen aktivitetet e ekipit të parë.
Është njoftuar se lojtarët e trajnerit Quique Setien do të vazhdojnë punën në shtëpitë e tyre, ndërsa do të përcillen nga trajnerët personal të klubit.
“Duke marrë për bazë gjendjen shëndetësore dhe pas rekomandimeve nga mjekët e klubit, ekipi i parë suspendon të gjitha aktivitetet deri në një vendim tjetër”, thuhet në një njoftim të Barcelonës.
Spanja aktualisht i ka mbi 4000 persona të infektuar me COVID – 19. Është raportuar se 90 persona kanë vdekur nga ky virus në këtë vend.