Lojtarët e skuadrës së parë të Barcelonës janë pajtuar për të marrë pagë më të vogël në mënyrë që të ndihmohet klubi në këtë krizë të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan gazeta “Sport”, transmeton Koha.net.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka folur me kapitenët e skuadrës së parë – Lionel Messin, Sergio Busquetsin, Sergi Roberton dhe Gerard Piquen – për mundësinë që lojtarëve t’u zvogëlohet paga. Lojtarët dhe klubi kanë arritur marrëveshje, por ende nuk është nënshkruar ndonjë gjë. Si lojtarët ashtu edhe klubi e shohin këtë si hap të nevojshëm në këtë kohë krize globale.
Bartomeu do të ketë një video-konferencë me anëtarët e Asociacionit të Klubeve të Evropës, të UEFA-s dhe ligave të ndryshme evropiane. Në këtë video-konferencë, do të bisedohet për efektet ekonomike të koronavirusit te klubit.
-
Laporta kërkon ulje pagash për futbollistët
-
Gjashtë anëtarë të bordit të Barcelonës japin dorëheqje dhe kritikojnë klubin
-
Lojtarët e Atleticos pajtohen për ulje të pagës, për të ndihmuar 430 punëtorët e klubit
-
Messi konfirmon se është arritur marrëveshja për ulje page prej 70 për qind
-
Lojtarët e Barcelonës pajtohen për një ulje page prej 30 për qind