Të mërkurën në qendrën sportive “Joan Gamper” skuadra e parë e Barcelonës dhe stafi i trajnerëve i janë nënshtruar testeve mjekësore. Në ora 9 të mëngjesit një numër i lojtarëve dhe anëtarëve të stafit u paraqitën për herë të parë pas disa javëve në qendrën stërvitore.
Lojtarët dhe trajnerët nga veturat kanë hyrë direkt në qendrën mjekësore ku i janë nënshtruar testeve dhe më pas i janë dhënë çanta të veçanta, sipas protokollit, me veshjet e nevojshme kur të rinisin stërvitjet.
Pasi lojtarët të marrin rezultatet e testeve, përfshirë edhe të koronavirusit, ata do të fillojnë me stërvitjet individuale.
Po ashtu të mërkurën kanë filluar të testohen edhe lojtarët e Real Madridit dhe ata të Atletico Madridit.
-
Te Barcelona pesë lojtarë dhe dy trajnerë kishin qenë të infektuar me koronavirus
-
Barcelona ka konfirmuar se të premten vazhdojnë stërvitjet
-
Lojtarët e Barcelonës do të testohen për koronavirus para rikthimit në stërvitje
-
Barça kthehet në “Camp Nou” më 7 nëntor
-
Një futbollist i Barcelonës rezulton pozitiv me koronavirusin e ri