Lojtarët argjentinas Nicolas Otamendi dhe Leandro Paredes pritet t’u shpëtojnë dënimeve nga FIFA, pasi ishin tallur me lojtarët e Holandës pas fitores pas penalltive në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”, raporton Daily Mail.
FIFA të shtunën kishte njoftuar se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës. Tetë lojtarë të Argjentinës ishin ndëshkua me kartonë të verdhë në atë ndeshje.
Mirëpo, raportohet se lojtarët argjentinas do t’i shpëtojnë dënimeve. Po ashtu nuk do të dënohet as portieri Emiliano Martinez, që kishte kritikuar referin.