Nuk ka shumë kohë që është rinovuar dhe tani futbollistët që luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të kenë zhveshtore të ngrohta. Kjo për shkak se stadiumi i qytetit është lidhur me ngrohtoren e qytetit “Termokos”, raporton 038 e KTV-së.
Por, situata ndryshon për basketbollistët të cilët ndeshjet kryesore i luajnë në “Pallatin e Rinisë”, që vetëm rruga e ndan me stadiumin “Fadil Vokrri”.
E mërkura nuk ka qenë ditë shumë e mirë për ekipin basketbollistik Z mobile Prishtina, i cili u mposht nga klubi danez Bakken Bears, në kuadër të FIBA Europe Cup.
Përveç kësaj, klubi danez duket se ka pasur një problem: sallën e ftohtë në “Pallatin e Rinisë”, gjë për të cilën është ankuar.
Por, që salla është e ftohtë e thanë edhe ata që po luanin të enjten. Sipas tyre, problemi i ngrohjes po vazhdon për çdo dimër.
Puntorët e “Pallatit të Rinisë”, që tashmë është Ndërmarrje Komunale, kanë konfirmuar se ngrohja nga Termokosi vjen, por problem mbetet mosizolimi i objektit dhe mungesa e ngrohjes në tërë objektin.
Derisa lokalet kanë temperaturë të duhur, në sallë problemi po vazhdon tash e një kohë.
Edhe
Skadimi i kontratës, klubet sportive shfrytëzojnë sallat e Pallatit të Rinisë pa kompensim
Në Komunën e Prishtinës thonë se priten ndryshime pozitive në Ndërmarrjen Publike Komunale “Pallati i Rinisë”.
“Jemi në procedurë të regjistrimit të Pallatit të Rinisë si Ndërmarrje Publike Lokale. Komisioni i aksionarëve veç është zgjedhur. Me t'u regjistruar si NPL mund të vazhdojmë tutje me zgjedhjen e bordit dhe menaxhmentit. Hap i radhës, pas kësaj, është stabiliteti financiar, me theks të veçantë në sigurimin e pagave të punëtorëve e, më pas, vlerësimin e aseteve dhe borxheve. Pa kaluar nëpër të gjitha këto, nuk mund të fillojmë me investime në Pallatin e Rinisë. Shpresojmë se do të lëvizim shpejt në këtë drejtim, ashtu që Pallatin e Rinisë ta kthejmë në objekt të përshtatshëm për rininë dhe sportistët e kryeqytetit”, ka thënë Adonis Tahiri, Zëdhënës i Komunës së Prishtinës.
Pa ngrohje është edhe salla “1 Tetori”, e cila gjatë dimrit për shkak të këtij problemi nuk shfrytëzohet nga askush.
-
FFK-ja konfirmon që ende nuk ka marrëveshje të nënshkruar për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Shumë paqartësi rreth rinovimit të fushës në “Fadil Vokrri”, MKRS-ja hesht
-
Fusha në “Fadil Vokrri” në gjendje të rëndë, Prishtina detyrohet të largohet nga “shtëpia e saj”
-
Palestra sportive, e djegur dy dekada më parë, në kërkim të fondeve për t'u rinovuar