Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loew u beson lojtarëve të rinj në Përfaqësuese

Futbollistët e rinj të Përfaqësueses së Gjermanisë duhet të ndiejnë se kanë besimin e plotë të seleksionuesit për të bërë punën e tyre kur të përballen me Serbinë në miqësore, të mërkurën, para se të udhëtojnë për të luajtur me Holandën në ndeshjen e parë eliminatore për Evropianin 2020, të dielën.

Seleksionuesi Joachim Loew në mënyrë të papritur ka lënë jashtë skuadrës kampionët e botës Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Mueller, duke vendosur të rinojë skuadrën pas eliminimit në fazën e grupeve të Botërorit 2018 në Rusi dhe po ashtu rënies shokuese nga Liga A e Ligës së Kombeve, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"Tash kemi një sfidë të re para, një kohë të re. Unë i kam dhënë skuadrës ndjenjën se kam besim të plotë tek ajo", ka thënë Loew të martën në konferencë për media. "Ne duhet t'u japim lojtarëve mundësi që të zhvillohen, të marrin më tepër përgjegjësi. Ata kanë besimin e plotë".

Tetë nga 23 lojtarët e ftuar nga Loew janë ende në dispozicion për të luajtur për përfaqësueset e të rinjve, përfshirë edhe 19-vjeçarin e Leverkusenit, Kai Havertz....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)