Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loew refuzon thirrjet masive për të kthyer Hummelsin

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, të premten ka përjashtuar mundësinë e kthimit të qendërmbrojtësit Mats Hummels si mbulesë për lojtarët e lënduar për ndeshjet e rëndësishme eliminatore të “Euro 2020” që do t’i luajë muajin e ardhshëm.

Ditëve të fundit ka pasur thirrje të shumta për Loewin që ta kthejë Hummelsin në ekip për duelet kundër Bjellorusisë dhe Irlandës së Veriut, sidomos pas lëndimit të qendërmbrojtësit Niklas Suele, shkruan sot Koha Ditore.

Ky i fundit ishte zgjedhja e parë e Loewit në ekip dhe për shkak të lëndimit është i detyruar të pauzojë të paktën gjashtë muaj. Gjermania ende nuk e ka të sigurt kualifikimin në Evropian dhe medoemos i nevojiten gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit të këtij cikli eliminator. 

Gjermania është e dyta në tabelë me 15 pikë, sa i ka edhe Holanda si lidere, derisa Irlanda e Veriut zë vendin e tretë me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura. 

Hummels, 30-vjeçar, ka ringjallur karrierën prejse u largua nga Bayern Muencheni para fillimit të këtij edicioni për t’u transferuar te Borussia Dortmundi, ekip për të cilin kishte luajtur shtatë vjet (2009- 2016). 

Loew gjatë muajit mars tha se karriera e Hummelsit te Gjermania ka përfunduar, duke mos e ftuar më asnjëherë prej asaj kohe.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm