Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llorisi pritet ta vazhdojë kontratën me Tottenhamin

Portieri i Përfaqësueses së Francës, Hugo Lloris pritet të jetë pjesë e skuadrës së Tottenhamit edhe sezonin e ardhshëm.

Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Lloris ka nisur negociatat me krerët e Tottenhamit për ta vazhduar kontratën që i skadon në fund të sezonit. Mësohet se palët janë afër marrëveshjes dhe Lloris do të firmos kontratë njëvjeçare për të qenë pjesë e klubit deri në verën e vitit të ardhshëm.

Lloris është kapiten i Tottenhamit dhe këtë sezon ka 14 paraqitje në të gjitha garat. 34-vjeçari është pjesë e ekipit nga Premier League prej vitit 2012.