Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lloris vazhdon me Tottenhamin deri në vitin 2024

Hugo Lloris ka vazhduar kontratën me Tottenhamin. Portieri francez do të mbetet pjesë e londinezëve deri në vitin 2024.

Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka bërë të ditur skuadra angleze në rrjetet sociale.

35-vjeçari është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës duke premtuar maksimumin për të ndihmuar ekipin.

Portieri francez është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2012 kur u transferua nga Lyoni.

Ai ka bërë 317 paraqitje për skuadrën angleze.