Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lloris mund të kthehet te Nice

Portieri i Përfaqësueses së Francës, Hugo Lloris ka gjasa të mëdha që të rikthehet te Nice, ekip te i cili e nisi karrierën si profesionist.

“Footmercato” ka shkruar të mërkurën se krerët e ekipit francez tashmë kanë kontaktuar Llorisin, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në fund të edicioni.

Te Nice po shpresojnë që Lloris do t’iu bashkohet si lojtar i lirë. 35-vjeçari ende nuk ka nisur bisedimet me Tottenhamin për vazhdimin e kontratës dhe mundësitë janë të mëdha që ai të rikthehet në Francë për ta mbyllur karrierën.

Lloris është produkt i akademisë së Nices kurse me ekipin e parë ka regjistruar 78 paraqitje përpara se t’i bashkohet Lyonit në vitin 2018. Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2012 dhe këtë sezon ka regjistruar 19 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm