Llapi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të krahut të majtë, Jose Cobian.
Cobian me skuadrën e Llapit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, derisa lajmi është bërë zyrtar nga faqja zyrtare e klubit.
“Gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat meksikane si Club Necaxa, Pumas Tabasco, Alacranes de Durango dhe Mineros de Zacatecas, ndërsa aventura në klubin tonë do të jetë e para jashtë vendlindjes së tij”, ka shkruar Llapi ndër të tjera.
Cobian në edicionin e fundit në rangun e dytë të futbollit meksikan, realizoi një gol në 27 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm