Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi triumfon ndaj Obolonit të Ukrainës

Skuadra e Llapit ka njoftuar të hënën se ka triumfuar 2:0 ndaj ekipit të kategorisë së dytë të Ukrainës, Obolon FC në miqësoren e luajtur të hënën.

Edon Sadriu (1’) dhe Kastriot Selmani (69’) nga penalltia, shënuan për fitoren e Llapit ndaj Obolonit. Në fakt, ekipi ukrainas e pati një penallti gjatë pjesëlojës së parë, të cilën e priti portieri i Llapit, Marjan Çoriq. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Llapin, kjo është miqësorja e katërt e luajtur në Antalia, ku edhe po e kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës që nis muajin tjetër. Në katër ndeshjet e luajtura deri më tani në Antalia, Llapi ka dy fitore, një barazim dhe një humbje.