Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi transferon mesfushorin Behar Maliqi

Behar Maliqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin.

Llapi ka arritur marrëveshje me njërin nga mesfushorin më të mirë në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

“ZYRTARE: Behar Maliqi nga Feronikeli tek Llapi

Mesfushori me shumë përvojë është futbollisti i radhës që i bashkangjitet Llapit.

Edhe Llapi transferon Ademin Futboll 1 muaj më parë Llapi transferon Ademin

Podujevë, 2 korrik 2018 – Behar Maliqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin.

Behar Maliqi, 31 vjeç, i lindur më 22.09.1986 në Prishtinë, mesfushori e ka nisur karrierën tek Prishtina. Ai ka luajtur edhe për Fushë Kosovën, KEK-un, Partizanin e Tiranës dhe së fundmi për Feronikelin ku kaloj 4 edicione tejet të suksesshme ku ka realizuar 22 gola e shumë asistime.

Beharit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit”.