Sulmuesi i krahut, Adem Maliqi është përforcimi më i ri i Llapit. Maliqi është zyrtarizuar të mërkurën te Llapi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare.
“Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 23-vjeçar, edicionin e fundit ishte pjesë e Feronikelit dhe realizoi katër gola. Ai ka luajtur edhe te Flamurtari, Ferizaj e 2 Korriku.