Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi prezanton brazilianin Robson da Silva

Robson da Silva është përforcimi më i ri i Llapit. Braziliani 26-vjeçar është prezantuar të mërkurën me fanellën e fituesit të Kupës së Kosovës në futboll.

Da Silva është futbollist i mesfushës i qendrës, ndërsa së fundi ishte pjesë e klubit nga Katari, Al-Mesaimeer.

Ai karrierë ka bërë edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ka luajtuar te Makedonija Gjorçe Petrov dhe Belasica.

Ka luajtur edhe në Portugali dhe Brazil.

Da Silva do t’i bashkohet të enjten Llapit në stërvitje.