Skuadra e Llapit ka vazhduar me përforcime para ndeshjeve kualifikuese për garat evropiane. Ajo ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Alban Shillova.
Shillova ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin llapjan.
“Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t’u mos u dorëzuar asnjëherë do t’i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova”, thuhet në njoftimin e klubit.
28-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall edhe kampion në edicionin që lamë pas.