Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi nënshkruan me futbollistin e Tiranës

andri safa

Skuadra e Llapit po vazhdon me përforcime gjatë afatit kalimtar të verës. Së fundmi skuadra nga Podujeva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Andri Stafa. Stafa ishte pjesë e skuadrës së Tiranës nga Tirana. 20-vjeçari ka nënshkruar kontratë trivjeçare me llapjanët.

“Talenti Andri Stafa nga akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, nënshkruan për 3 vite me ne. Klubi jonë, Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentet më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa. Andri në praninë e shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Artikuj të ngjashëm