Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi mbështetet te “lojtari i 12-të”, Ferizaj në fat

Skuadra e Llapit ka bërë thirrje për mbështetje, për t'i motivuar futbollistët për të shënuar fitoren e parë në shtëpi.

Klubi llapjan ka kërkuar që tribunat e stadiumit "Zahir Pajaziti" në Podujevë të jenë të mbushura me shikues për ndeshjen ndaj Ferizajt të kthyer në elitë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja Llapi - Ferizaj zhvillohet të shtunën (sot) nga ora 16:45 dhe i takon javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi e Ferizaj kanë nga tri pikë, përkatësisht nga një fitore e një humbje deri më tani. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm