Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Ferizaj premtojnë më shumë fitore

Ferizaj e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në futboll.

Me fitoren e shënuar ndaj Llapit 2:1, te Ferizaj premtojnë edhe më shumë fitore.

“Llapi ka një ekip të mirë, jemi përgatitur për këtë ndeshje. Kemi dominuar thuajse gjatë gjithë lojës. Në minutën e 75-të u desh të mbrohemi pasi llapi ka skuadër të mirë. Kemi pasur ndeshje të mira edhe kundër Gjilanit, Drenicës dhe Prishtinës. Kjo ishte fitorja e parë dhe në ndeshjet e radhës besoj se do të jemi edhe më të mirë”, ka thënë ndihmëstrajneri i Ferizajt, Fadil Berisha.

Artikuj të ngjashëm