Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi konfirmon largimin e Edon Sadriut

Edon Zadriu më nuk do të jetë pjesë e Llapit. Largimin e Sadriut e ka bërë të ditur klubi llapjan të martën në rrjetet sociale.

Sadriu pjesë e klubit të Llapit u bë në vitin 2020, ndërsa sipas klubit luajti 74 ndeshje.

“Me rastin e mbylljes së bashkëpunimit, KF Llapi falënderon mesfushorin Edon Sadriun për kontributin e dhënë gjatë dy viteve si dhe i dëshiron shëndet, fat dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës. Doni u bashkua me klubin gjatë vitit 2020 dhe u paraqit në gjithsejtë 74 ndeshje përfshirë: 61 ndeshje në Superligë, 10 ndeshje në Kupë, 2 ndeshje në Ligën e Konferencës dhe 1 ndeshje në Superkupë duke arritur shifrën e 9 golave e 7 asistimeve në gjithsej 3533 minuta të luajtura. Doni me KF Llapin gjatë dy viteve arriti të fitoj 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën. Ai kishte kontratë me klubin deri pas ndeshjeve të Evropës por dëshira e tij ishte ta vazhdonte karrierën diku tjetër dhe klubi me mirëkuptim e pranoi dëshirën e tij”, shkruan në njoftimin e Llapit.