Llapi ka vazhduar akuzat ndaj arbitrit Gramos Shala, pas barazimit 1:1 me Gjilanin. Gjilani barazoi në minutat shtesë, pasi Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Trajneri Tahir Batatina ka lëshuar mal akuzash ndaj arbitrit, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe faqja zyrtare e Llapit.
"Gramos Shala - Llapi 1-1", është titulli i postimit të Llapit pas ndeshjes me Gjilanin.