Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi forcohet me mbrojtësin Husiq

Mbrojtësi i krahut të majtë, Senad Husiq është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të martën e ka prezantuar Husiqin, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Husiq se fundi ka luajtur në Suedi, tek ekipi IFK Amal, kurse karrierë ka bërë edhe te Çeliku i Zenicës, Zhelezniqari e Zvijezda në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe për tre vjet ka qenë pjesë e Diosgyorit të Hungarisë (2013-2016), transmeton “Koha Ditore”.

Husiq 29-vjeçar ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen U-21 të Bosnjë-Hercegovinës.