Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi forcohet me ish-reprezentuesin e Azerbajxhanit

Ish-reprezentuesi i Azerbajxhanit, Araz Abdullayev është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.

Sulmuesi i krahut, është prezantuar të martën me Llapin pasi e ka firmosur kontratën me klubin llapjan.

31-vjeçari ka regjistruar 44 paraqitje për Azerbajxhanin, ndërsa karrierë në nivel klubesh ka bërë edhe në Turqi e Qipro. Në kampionatin e Azerbajxhanit, ai ka luajtur për skuadrat Neftchi Baku dhe Qarabag.

Në Qipro ka qenë pjesë e skuadrës Anorthosis Famagusta, ndërsa në Turqi ka luajtur për Bolusporin.

“Mëngjesin e sotëm, sulmuesi më i ri i klubit tonë ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe pas prezantimit të tij me fanellën e klubit tonë i është bashkuar ekipit në stërvitje. Mirëpresim transferimin e Araz në klubin tonë duke shpresuar që përvoja dhe kualiteti i tij do t'i ndihmoj edhe më tepër fazës ofensive në ndeshjet në vijim”, ka shkruar Llapi në njoftim.