Llapi ka mposhtur 3 me 0 Prishtinën në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës për të mbajtur kreun e tabelës.
Gentrit Begolli, Hamdi Namani dhe Berbatovci realizuan golat për fitoren e radhës të Llapit.
Tani në tabelë, Llapi ka 17 pikë në krye, ndërsa Prishtina ka 12 në pozitën e katërt.
Rezultatit të Llapit në favor i shkon edhe barazimi i Trepçës ’89 me Vëllaznimin. Kjo pasi kampioni dhe klubi gjakovar janë në pozitat dy dhe tre me nga 13, respektivisht 12 pikë.
Artikuj të ngjashëm