Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi fiton derbin e “play-outit”

Llapi ka shënuar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Llapjanët kanë mposhtur rivalin direkt për “play-out” Trepçën ’89 me rezultatin 2:1.

Golat për vendasit u shënuan nga Ardit Peposhi dhe Valmir Veliu. Për mitrovicasit golin e vetëm e shënoi Muharrem Jashari.

Me këtë fitore Llapi është në pozitën e pestë në renditje me 39 pikë ndërsa Trepça ’89 në pozitën e shtatë me 35 sosh.