Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi e angazhon një lojtar të krahut

Llapi ka vazhduar me përforcime për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Llapi të martën mbrëma njoftoi për finalizimin e marrëveshjes me mesfushorin e krahut, Jurgen Dushkaj.

26-vjeçari ka luajtur në Shqipëri për skuadra si Luftëtari, Bylisi e Kukësi. Ka bërë karrierë edhe në skuadra rumune, ndërsa së fundi ishte te Onixi në Ligën e Parë të Kosovës.

Ai është bashkuar më herët me Llapin në stërvitje. Dushkaj ka firmosur për gjashtë muaj, me opsion për të vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.