Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi angazhon edhe një portier

Portieri Agron Kolaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Ekipi nga Podujeva e ka prezantuar të martën gardianin 21-vjeçar.

Kolaj (193 cm), me Llapin ka firmosur kontratë trevjeçare. Ai në dy sezonet e fundit, ka qenë pjesë e skuadrës së Besës nga Peja.

Kolaj tashmë i është bashkuar Llapit në stërvitje dhe po vlerësohet si portier perspektiv. Ai te Llapi do ta bartë fanellën me numrin 12.