Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Livramento firmos me Newcastlen

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Tino Livramento është përforcimi më i ri dhe i katërti i Newcastle Unitedit në këtë afat kalimtar. 20-vjeçari është prezantuar të martën te Newcastle, ekip të cilit i është bashkuar nga Southamptoni.

Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa Newcastle për kartonin e tij ka paguar 37 milionë euro.

Livramento ishte transferuar te Sothamptoni nga ekipi U23 i Chelseat dhe edicionin e shkuar pati vetëm 2 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit të Anglisë.

Ai është pjesë e Përfaqësueses U21 të Anglisë për të cilën ka regjistruar 7 paraqitje deri më tani. Livramento është zhvilluar si futbollist në akademinë e Chelseat dhe ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja të Anglisë.