Mbrojtësi i Southamptonit, Tino Livramento, pritet të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit 2022, për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit, kanë raportuar mediat angleze të mërkurën.
19-vjeçari e pësoi dëmtimin në barazimin 2:2 të dielën kundër Brightonit.
Atij iu dha oksigjen derisa u largua nga fusha, pas duelit që e pati me Enock Mwepun.
Livramento iu bashkua Southamptonit në muajin gusht nga Chelsea dhe ka luajtur në 32 ndeshje.
Mbrojtësi i Anglisë U21 ka një gol e një asistim në 28 paraqitje në elitën e futbollit anglez.
Artikuj të ngjashëm