Oferta prej 100 milionë eurove e Liverpoolit për anësorin e Juventusit, Federico Chiesa, është kthyer mbrapsht.
‘’Repubblica’’ raporton se oferta e Redsave u refuzua nga Juve, pasi e konsideron të paprekshëm yllin italian.
Chiesa shkëlqeu në triumfin e Italisë në Euro 2020 dhe ka tërhequr interesim nga top klubet evropiane, megjithatë Juventusi e konsideron të pashitshëm.