Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli vihet pas Rodrygos

Rodrygo

Kampioni i Anglisë, Liverpooli, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Rodrygo, shkruan “Diario Gol” të premten.

Mësohet se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit anglez që të nisin negociatat me Real Madridin për lirimin e brazilianit 20-vjeçar që këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe te madrilenët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kartoni i Rodrygos, vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe Liverpooli është i gatshëm për të paguar një shumë të tillë për të siguruar shërbimet e tij.

Këtë edicion, Rodrygo ka një gol e gjashtë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat, kurse me Real Madridin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai te Reali u transferua para dy vjetësh nga Santosi.