Skuadra e Liverpoolit thuhet se i ka bërë ofertë zyrtare Real Madridit për sulmuesin e krahut, brazilianin Rodrygo.
“El Nacional” ka shkruar të premten se Liverpooli ka ofruar 80 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Rodrygos në fund të këtij edicioni.
Rodrygo ka kohë që po përcillet nga Liverpooli dhe trajneri Juergen Klopp po e sheh si përforcim të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm.
20-vjeçari iu bashkua Realit në vitin 2019 nga Santos dhe ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2025. Rodrygo ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime në 19 paraqitje për Realin në të gjitha garat.