Liverpooli ka vazhduar me formën e lartë.
Skuadra e Jurgen Kloppit, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka mposhtur Bournemouthin 3 me 0 në kuadër të xhiros së 34-të.
Treshja sulmuese Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino shënuan golat për fitoren e radhës të “Të Kuqve”.
Liverpooli është i treti në tabelë, me 70 pikë të tubuara, një më pak se Manchester Unitedi, i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.