Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli vazhdon me fitore, luan rezervisti Shaqiri

Liverpooli ka siguruar fitoren e katërt me radhë në Premier Ligë duke mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2 me 1.

“Të Kuqtë” vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë në ligën angleze me katër fitore në katër ndeshjet e para dhe në ndeshjen kundër “Dhelprave” luajti edhe Xherdan Shaqiri që zëvendësoi yllin Mohamed Salah.

Golin e parë për Liverpoolin e realizoi Sadio Mane në minutën e dhjetë, derisa në fund të pjesës së parë shënoi Roberto Firmino për 2 me 0.

Vendasve u dha shpresë portieri Alisson që me një gabim amator ia mundësoi Ghezzalit të realizonte golin që ishte edhe i nderit për ata.

Me këtë fitore Liverpooli tubon 12 pikë.