Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli vazhdon me fitore

Liverpooli shënon edhe fitoren e pestë në Grupin B.

“Të kuqtë” e drejtuar nga Jurgen Klopp të mërkurën në mbrëmje fituan pa problem ndaj Portos mysafir me rezultatin 2:0.

Me pikët e plota, Liverpooli tani ka 15 pikë dhe është i pari. I dyti është Porto me pesë pikë.

Në pjesën e parë, në minutën e 37-të, Liverpooli kaloi në epërsi por goli i shënuar nga Sadio Mane u anulua për pozitë jashtë loje.

Dy golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë.

Edhe Liverpooli fiton dhe mban shpresat gjallë për një vend në Champions Sport Liverpooli fiton dhe mban shpresat gjallë për një vend në Champions

Thiago Alcantara me një gjuajtje të fuqishme e të saktë e kaloi në epërsi skuadrën e tij në stadiumin “Anfield”, në minutën e 52-të.

Edhe goli i dytë ishte mjaftë i bukur. Mohammed Salah me një lëvizje të përkryer brenda në zonë, shënoi për 2:0, 20-të minuta para fundit.