Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli s’ka interesim për transferimin e Rabiotit

Liverpooli nuk ka ndonjë interesim për transferimin e yllit të PSG-së, Adrien Rabiot, raporton Liverpool Echo.

“Të Kuqtë” kanë qenë të lidhur ngushtë me transferimin e mesfushorit francez, që në verën e ardhshme është lojtar i lirë, transmeton Koha.net.

Megjithatë raportohet se Jurgen Kloppi është i kënaqur me opsionet që ka në mesfushë.

Trajneri gjerman këtë verë ka shpenzuar mbi 100 milionë euro në transferimin e Naby Keitas dhe Fabinhos.

Artikuj të ngjashëm