Skuadra e Liverpoolit ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Argjentinës, Enzo Fernandez. “The Mirror” ka bërë të ditur të hënën se Liverpooli tashmë ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e mesfushorit 21-vjeçar.
Mësohet se Fernandez do t’i bashkohet Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit pas paraqitjeve të mira që i tregoi në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Fernandez nuk ishte titullar në dy ndeshjet e para të Argjentinës, por në tri të fundit ishte i pazëvendësueshëm ndërsa impresioni me lojën që e tregoi ndaj Holandës në çerekfinale. Edhe pse Fernandez e humbi penalltinë, Argjentina arriti ta eliminojë Holandën.
Artikuj të ngjashëm