Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Lazios, Keita Balde.
22-vjeçari nga Senegali ka shkëlqyer sivjet në Itali dhe ka shënuar 16 gola në 31 paraqitje.
Sipas “Express”, Jurgen Klopp është i interesuar të transferojë talentin e akademisë së Barcelonës.
Megjithatë, besohet se ai preferon largimin te Juventusi në vend se të kalojë në Angli.
Artikuj të ngjashëm