Sport

Chelsea hyn në garë për Keita Balden

Chelsea raportohet se ka hyrë në garë për sulmuesin e Lazios, Keita Balde Diago/

Kontrata e senegalezit pritet të skadojë në qershorin e vitit 2018 dhe ka refuzuar ta vazhdojë atë, përderisa klauzola e tij është vetëm 30 milionë euro.

Juventusi mbetet favorit për shërbimet e tij, megjithëse kandidatë për të janë edhe Milani, Manchester Unitedi, Interi dhe Liverpooli.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, Chelsea është klubi që ka shprehur interesim për të dhe ka ofruar 20 milionë euro.